Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të dal me detaje rreth aplikimit që mund të kryejnë qytetarët për subvencione, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka bërë me dije se do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.
Kurti njoftimin e ka bërë përmes një postimi me video në Facebook.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre. Për të mësuar më shumë informata rreth thirrjeve, vizitoni uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vazhdim”, ka shkruar shefi i qeverisë. /Gazeta Enigma/