Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ka folur për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe zgjidhjen e problemeve politike.
Kurti tha se bashkëpunimi i qëndrueshëm në rajon arrihet kur problemet politike sipas tij zgjidhen në fillim dhe nuk lihen për fund.
“Marrëdhënia ndërmjet dy vendeve tona, janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura, suksesi i marrëdhënieve është i garantuar. bashkëpunimi i qëndrueshëm në rajon sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim, e jo në fund. Lënia për fund, mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social.”
Kurti mes tjerash, gjatë kësaj mbledhje tha se në mbledhjen e kaluar “patëm thënë që jemi popull optimist dhe jemi një”, ndërsa “tani duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm”.
“Sfidat janë të shumta dhe situata duket e rënduar. Prandaj, këto mbledhje tingëllojnë më të vërteta dhe efektive si kurrë më parë. Bashkëpunimi i dy shteteve tona duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati gjatë luftës”, tha Kurti.
“Sfidat sot siç e dimë sot janë të shumta dhe situata politike botërore është rënduar por në të njëjtën kohë ne mund ta lexojmë këtë situatë më hapur, kur problemet gjeopolitike bëhen të ditura”.