Kurti: Raporti tregon se për këta gjashtë muaj qeverisje kemi shënuar progres

Kurti: Raporti tregon se për këta gjashtë muaj qeverisje kemi shënuar progres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është raporti i parë i progresit prej që kanë ardhur në Qeveri.

Ai ka thënë se duke qenë se është raport vjetor, matë progresin para ardhjes dhe pas ardhjes së tyre.

Kurti ka thënë se për këta gjashtë muaj qeverisje kanë shënuar shumë progres.

“Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se në fushën e sundimit të ligjit kanë marrë mbi 320 vendime në mbledhje të Qeverisë, prej tyre 60 projektligje.

Kurti ka thënë se nga 1 prilli deri më 30 shtator janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore, dhe se nga marsi kanë shkatërruar 29 grupe kriminale.

“Numri i të vaksinuarve ka mbërritur shifrën në 1.5 milionë dhe mbetemi vendi i parë në rajon që paraqet progres të pamohueshëm. Deri në fund të vitit do të kemi rritje mbresëlënëse të përqindjes së brutoproduktit vendor. Sipas vlerësimit të bankës Qendrore ekonomia jonë do të rritet për 9.9 për qind. Kemi hequr homologimin për vetura, kemi bërë demonopolizimin e terminaleve doganore, kemi bërë transferimin e 76 inspektorëve komunal.

Ai ka thënë se rruga drejt BE-së kërkon reforma, duke shtuar se janë të përkushtuar për të ecur në këtë rrugë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles