Kurti: Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit përmes Radojiçiqit

Kurti: Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit përmes Radojiçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti në fjalën e tij tha se “Serbia orvatet që vendin tonë ta mbaj pengë jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politikë por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Tutje ai ka theksuar se për shkak të përmirësimit të sigurisë në katër komunat veriore janë rritur kërcënimet hibride, joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhi e kërcënimet, por edhe sulmet kibernetike.

“Në zgjedhjet e fundit format e ndërhyrjes kanë ndaryshur për shkak të përmirësimit të dukshëm të gjendjes së sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i rendit dhe sundimit të ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste si dhe mbylljes së strukturave ilegale. Ndikimi i dikurshëm brutal, fizik, përfshirë këtu edhe rrahjet dhe vrasjet nuk ka qenë i mundur më. Si zëvendësim janë rritur format tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhi e kërcënimet, por edhe sulmet kibernetike”, tha Kurti.

Sipas Kurtit vet presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktorë shtetëror e jo shtetëror që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim rol kryesor ka pasur kryeterroristi Millan Radojiçiq, apo njeriu i cili ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë.

“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme ti dëmtoj subjektet rivale serbe, veçanërisht partinë për Liri Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit, ministrit të Qeverisë sonë për komunitete dhe kthim dhe Demokracia Serbe të Aleksadër Arisiniqriqit, dhe po ashtu edhe votuesit të subjekteve tjera kryesisht romë e ashkali. Përfaqësues të caktuar nga pothuajse të gjitha subjektet polike janë tërhequr nga gara pas kërcënimeve që kanë marr. Këto raste janë shënuar edhe në katër komunat veriore, e edhe në gjashtë komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë”, tha Kurti.

Tutje kryeministri ka deklaruar se për shumicën e këtyre rasteve institucionet tona kanë dëshmi të cilat për hir të sigurisë dhe privatësisë të qytetarëve serb nuk është e dobishme të bëhen publike.

“Organet e tona të rendit bazuar në dëmshmit e disa qytetarëve të komunitetit serb që tregojnë për ndërhyrje të drejtpërdrejt në procesin zgjedhor më 21 shkurt të këtij viti kanë bastisur dhe mbyllur disa prej të ashtuquajturave qendra për çështje sociale në katër komunat veriore të cilat janë përdorur për të joshur apo shantazhuar votuesit nga radhët e komunitetit serb që të votojnë për Listën Serbe”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit këta janë akterët që shantazhuan votuesit nga radhët e komunitetit serb në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

“Në këtë skemë të ndërhyrjes kemi identifikuar 7 instanca apo aktorë shtetëror e jo shtetëror të Serisë. I pari është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i dyti është kryeterroristi Millan Radojiçiq, pastaj është Petar Petkoviq, Agjencia e Inteligjencës në Serbia, BIA, mediat serbe të kontrolluara nga pushteti në Beograd, Lista Serbe, dhe së fundmi edhe struktura ilegale përfshirë këtu Bankën Postare Kursimare, qendra sociale, zyrat e pensioneve, telekomi i Serbisë si dhe ish pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha ai.

“Janë përdorur të paktën 10 metoda, e para joshja financiare, përmes përfitimit të 20 mijë dinarëve ose rreth 170 euro për baza mujore për të gjithë personat e moshës madhore që janë pa punë, e dyta është kursimi financiar përmes rrezikimit të humbjes së benificioneve financiare, aty bëjnë pjesë pagat, pensionet, shtesat për fëmijë, ndihmat sociale e të tjera”. /Gazeta Enigma/

Related Articles