Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë thirrje Beogradit që të ndaloj financimin e grupeve terroriste në veri të vendit.
Ky është postimi i Kurtit në Twitter:
“Një policë i Kosovës ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit”, tha ai.
Tutje Kurti ka shtuar se “të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”.
A 🇽🇰 policeman has been killed today in the line of duty while another has been injured, in the northern municipality of Zveçan. The gunfire against the police is ongoing. This is the reason why we have been calling for Serbia to stop sponsoring terrorist attacks in the north.— Albin Kurti (@albinkurti) September 24, 2023