Kurti s’përgjigjet kur pyetet nëse vendimet për shtesat i mori për fushatë

Kurti s’përgjigjet kur pyetet nëse vendimet për shtesat i mori për fushatë

Me vendim të Qeverisë, 36 milionë euro janë ndarë 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale, vendim ky që u konsiderua fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se ndarja e këtyre parave është vendim i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.

“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti për EkonomiaOnline.

Por, Kurti nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarit nëse ky vendim është marrë për fushatë, tani kur në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Qeverisë përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.

Kurse përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Related Articles