Kurti takohet me drejtoreshën e MCC’së, bisedojnë për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

Kurti takohet me drejtoreshën e MCC’së, bisedojnë për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar me vizitat zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, shkruan Gazeta Enigma.

Kryeministri Kurti tha se ka biseduar me Albright për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, për të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin./ GazetaEnigma

Related Articles