Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në Bruksel.
Kurti i ka thënë Varhelyi se mbetet i angazhuar për reforma dhe se Bashkimi Evropian nuk ka alternativë.
Ndryshe, Kurti ka shkruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Ne as nuk jemi “afër” as “fqinj” sepse jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian. Me Komisionerit Varhelyi u shpreh se kjo duhet të jetë qasja e BE-së për rajonin. E sigurova atë për angazhimin tonë për reformat dhe u pajtuam se BE-ja s’mund të ketë alternativë”, ka shkruar Kurti.
/Gazeta Enigma/