Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Jashtme Donika Gërvalla Shchwarz, gjatë qëndrimit të tyre në ShBA, kanë takuar artistë e profesionistë të diasporës kosovare që jeton atje.
Ky takim u mbajt në hapsirat ku po shfaqet ekspozita e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj.
Kurti, ata që i takoi po i vlerëson si ambasadorë që shfaqin para botës se kush janë shqiptarët e çka ofron Kosova.
Kurti tutje theksoi rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, raporton Klankosova.tv.
“Në këtë takim e bashkëbisedim të përzemërt, që u mbajt në hapësirat ku po shfaqet ekspozita e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj, kryeministri Kurti duke i cilësuar ata si ambasadorë që shfaqin para botës se kush janë shqiptarët e çka ofron Republika e Kosovës, theksoi rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, arritjet e të cilëve na bëjnë krenarë dhe suksesi i tyre shërben si frymëzim për brezat e përkushtuar në të gjitha sferat qoftë teknologji, arsim, biznes e art”, shkruan në kumtesë.
Kurti tha se Kosova ka rininë me një potencial të jashtëzakonshëm krijues dhe se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues, ashtu që Kosova të jetë vend i mundësive e zhvillimit të talentit, si promovues më i mirë i vendit në botë.
“Vetëm këtë vit Qeveria ofroi mbështetjen më të lartë financiarë për kulturën prej 8 milionë euro, duke zëvendësuar skemat e mbështetjes, që ju ngjanin skemave sociale, në mbështetje të planifikuar e të kategorizuar e cila synon qëndrueshmërinë dhe pavarësinë ekonomike të organizatave të pavarura kulturore të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Enigma