Kurti takon drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë

Kurti takon drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar të mërkurën Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, si dhe drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë, shkruan Enigma.

Siç thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, u diskutua për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Kosovës.

“Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta”. thuhet në komunikatën e ZKM.

Related Articles