Mjekëve që janë jashtë vendit iu lehtësuan procedurat për të shërbyer në Kosovë.
Mirëpo, ky qëllim zor se mund të arrihet pa sjelljen e specialistëve nga mërgata për shërbime dhe ofrim trajnimesh në sektorin publik. Kështu ka thënë kreu i qeverisë, Albin Kurti.
Megjithëkëtë, shumica nga 600 anëtarët aktivë të Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës, ku 60% janë kosovarë, nuk janë treguar edhe aq të gatshëm për kthim. Megjithëse, disa bashkëpunime në nivel firmash kanë nisur për periudhë shërbimi 1-6 muaj.
E, nga Federata e Mjekëve thonë se mjekët e diasporës do të vijnë për kontribut të përforcimit dhe jo dhënies së dijes.
Në të kaluarën është raportuar për rezistencë brenda QKUK-së, kur ka pasur këso bashkëpunime.
VIDEO: