Kurti thotë se 742 milionë euro janë në dispozicion për komunat, por çka kërkuan ato

Kurti thotë se 742 milionë euro janë në dispozicion për komunat, por çka kërkuan ato

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po mban takim me kryetarët e komunave, raporton Gazeta Enigma.

Kurti gjatë fjalimit të tij deklaroi se pushteti lokal parashihet që t’i ketë 742 milionë euro në dispozicion.

“Që i bie gati 200 milionë euro buxhet për komunat gjatë kësaj qeverisje sesa asaj të mëparshme. Pushteti lokal e ka vëmendjen e qeverisë dhe përmes financave, që pritet të konkretizohet përmes bashkëpunimit”, tha Kurti.

Në anën tjetër edhe komunat patën një kërkesë për ekzekutivin.

Kryetari Asociacionit të Komunave të Kosovë (AKK), njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të hyrat vetjake dhe fondet e pashpenzuara t’iu barten komunave, pasi sipas tij, kjo është në përputhje me ligjet.

“Shprehim falënderimin për përgjigjen tuaj pozitive për ftesën tonë për takim. Komunat përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) vazhdueshëm i kanë paraqitur shqetësimet e tyre në formë zyrtare. Nisur që nga çështja e tatimit në pronë, e falja e 100 eurove, komunat janë gjendur në një situatë të pakëndshme para qytetarëve. Kryetarët e komunave të Kosovës kundërshtojnë bartjen e faljes së tatimit në pronë te komunat”, shtoi ai.

Nga kryetarët e komunave veriore, prezent është vetëm Erden Atiq, kryetar i zgjedhur në Mitrovicën e Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje.


Related Articles