Kurti thotë se vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë të Kosovës

Kurti thotë se vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë të Kosovës

Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë u vlerësuan në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarit Parlamentar Shtetëror në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Silberhorn.

Siç njofton kumtesa qeveritare, kryeministri Kurti e falënderoi Siberhorn për mbështetjen në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e përkrahjes gjermane në qëllimin për t’u bërë anëtar në forumin rajonal A5 dhe në programin e Partneritetit për paqen.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale e moderne dhe ofruese e sigurisë, si edhe për misionin e saj jashtë vendit në bashkëpunim me SHBA-në.

Në takim u bisedua edhe për mbarëvajtjen e operacionit të evakuimit të qytetarëve afganë të udhëhequr nga NATO.

Lidhur me gjendjen në pikat kufitare 1 dhe 31, Bërnjak dhe Jarinje, kryeministri tha se vendimi për targat nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serb të Kosovës e as kundër ndokujt tjetër.

Kryeministri ritheksoi punën korrekte dhe pa asnjë incident të Policisë së Republikës së Kosovës, përgjatë këtyre ditëve të angazhimit për sigurimin e mbarëvajtjes së zbatimit të vendimit për targat. 

Related Articles