Kurti: Trashëgimia e Junckerit mori fund, Michel iu përgjigj thirrjes së Ballkanit Perëndimor për zgjerim të BE-së

Kurti: Trashëgimia e Junckerit mori fund, Michel iu përgjigj thirrjes së Ballkanit Perëndimor për zgjerim të BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se muajin tjetër bëhen 9 vjet qëkur ish-kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker mbylli Drejtoratin Gjeneral të BE-së për zgjerim, duke shkatërruar shpresat e miliona njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kurtit, trashëgimia e Junckerit mori fund pas deklaratës së presidentit të Këshillit, Charles Michel, i cili vendosi vitin 2030 si datë të re për zgjerim.

“Muajin tjetër shënon 9 vjet që kur Jean-Claude Juncker mbylli Drejtoratin Gjeneral të BE-së për Zgjerim, duke shkatërruar shpresat e miliona njerëzve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që aspironin të anëtarësoheshin në BE. Dje, trashëgimia e Juncker-it mori fund pasi presidenti Michel iu përgjigj thirrjes sonë për zgjerim dhe vendosi numrin 2030”, ka shkruar Kurti.

Postimi:

Related Articles