Kryeministri Kurti ka treguar sot për vendimet që janë marrë në mbledhjen e 193-të të qeverisë.
Në mbledhjen e 193-të të Qeverisë, mes 12 vendimeve:
- Themeluam Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.;
- I dërguam Kuvendit Projektligjin për të huajt;
- Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.
- Ndamë mjete buxhetore:
– 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”;
– 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe
– 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.
- Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për:
– projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;
– menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027);
– projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.