Kurti: U tronditëm nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin

Kurti: U tronditëm nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i tronditur nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke thënë se bashkëndjen me dhimbjen e tyre për këto humbje tragjike.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”, ka shkruar Kurti.

Related Articles