Kurti udhëton për Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi

Kurti udhëton për Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi

Kryeministri Albin Kurti të enjten ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, ku sipas ZKM-së, do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky forum konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm. Forumi i parë Ekonomik Delphi u iniciua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi. Që atëherë, forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare. Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të mediave zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles