Invazioni i Rusisë ka sjellë kujtime të dhimbshme të luftës në Ballkan dhe frikëra të reja.
Kështu ka thënë për gazetën britanike “The Independent” kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa i ka quajtur gjenocid veprimet e Rusisë.
“Kosovarët nuk shohin vetëm një ekran televiziv kur e shikojnë Ukrainën. Ato u kujtojnë ashpër përvojat e tyre të së kaluarës së afërt, thotë Kurti, kur Serbia kreu masakra dhe dëbime masive të shqiptarëve të Kosovës dhe ushtroi dhunë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Albin Kurti.
“Jo vetëm çdo ditë, por çdo orë, mbase edhe çdo minutë. Dhe ajo masë e ankthit përkeqëson qenien dhe integritetin tuaj. Shndërroheni në të vdekur për së gjalli, e konsideroni veten tashmë të vdekur”, thotë ai.
Kurti i tha gazetës britanike se e ka të qartë atë se çka e pret kryeqytetin e Ukrainës.
“Kur një fuqi më e madhe veriore dëshiron të të frikësojë dhe të të zhdukë. Unë shoh që po ndodhë gjenocid, ku ata shohin një territor pa ty. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë”, thotë ai./GazetaEnigma/