Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për zgjedhjet parlamentare, në Shqipëri.
Kurti ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i fitoi këto zgjedhje, duke thënë se duhet shtuar bashkëveprimin mes dy vendeve në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.
“E përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”, ka shkruar Kurti.
Kurti, gjithashtu i ka bërë thirrje institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës.
“Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese”, ka shkruar ai.
/Gazeta Enigma/