Kurti: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen

Kurti: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen

Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me deklarata të çuditshme, siç kishte bërë që nga fillimi i kësaj fushate.

Kësaj radhe Kurti ka thënë se “nëse nuk do familjen dhe fëmijët nuk voton për Vetëvendosjen”, sipas tij, “kush nuk voton për Vetëvendosjen voton për veten”.

Këto pretendime, Kurti i ka bërë duke thënë se “kanë politika për familjen”.

“Besoni vetëm individë të atyre partive mund të shpresojnë që të përfitojnë me votat për ato parti, edhe anëtarësitë e partive tjera më së shumti përfitojnë kur të fitojmë ne. Ata përftimet i koncentrojnë lartë, ata nuk kujdesen për popullin”.

“Pra vetëm ata të cilët nuk i dojnë familjet e fëmijët e vet munden mos me votu për Vetëvendosjen e me votu për vete, por nëse I dojnë familjet e veta, fëmijët e vet e prindërit e vet prapë edhe ata duhet me votu për Vetëvendosjen sepse vetëm ne kemi program për këto kategori shoqëore që i kanë nevojat më të mëdha”, ka thënë Kurti. 

Related Articles