Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në konferencën është pyetur për kryeparlamentarin Dimal Basha, të cilin e propozoi për ministër të Infrastrukturës.
Në deklarimin e tij, Kurti tha se Bashën se vlera e tij e adhe do të ishte të jetë në ekzekutiv, por eedhe punën si kryetar Kuvendi e bën shumë mirë.
“Për Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar në ekzekutiv. Propozimin i LVV-së për kryetar Kuvendi ka qenë Albulena Haxhiu. Meqenëse u bë e pamundur të ecet përpara me Haxhiun, atëherë ne filluam të provojmë emra të tjerë. Nuk është mirë të nxjerrën konkluzione. Në fund, u votua Dimali. E bën shumë mirë punën si kryetar Kuvendi. Nuk kam asnjë vërejtje për punën e tij. Por besoj që vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv. Ajo çfarë besojmë e dëshirojmë dhe ajo që realizohet, shpeshherë nuk përputhen. Duket që po e duan aty” – tha Kurti.
