Kurti voton: Urime e gëzuar të gjithëve (FOTO)

Kurti voton: Urime e gëzuar të gjithëve (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai po garon për kryetar të këtij subjekti politik.

Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.

“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, tha shefi i qeverisë para gazetarëve.

Related Articles