Kurti në nëntor udhëton për në SHBA, thotë se vetëm ai mbështeti publikisht presidentin Biden

Kurti në nëntor udhëton për në SHBA, thotë se vetëm ai mbështeti publikisht presidentin Biden

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit njoftoi se në muajin nëntor, do të udhëtoj për në ShBA, raporton Gazeta “Enigma”.

“Në nëntor do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për kordinim të brendshëm, unë e kam mbështetur publikisht ndërkohë ju keni shikuar se kush po fiton. Bëra thirrje publike që të votohet presidenti Biden”, ka thënë kryeministri.

Tutje ai theksoi se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruskel dhe duhej të vendoseshin tabelat e Kosovës.

“Pesë ditë pas skadimit të afatit MPB-ja mori sot masa për ndalimin e targave jo valide”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës./Gazeta “Enigma”.

Related Articles