Kurtin uron Suedinë: I mirëpresim ushtarët e parë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit serb

Kurtin uron Suedinë: I mirëpresim ushtarët e parë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Suedinë pasi u bë sot anëtarja më e re e aleancës ushtarake të NATO-s.

Kreu i ekzekutivit tha se një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe, pas pushtimit të Ukrainës ndaj Rusisë.

Tutje ai tha se mezi presin që ushtarët e parë suedez të KFOR-it të vijnë në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit të Kosovës kundër agresionit serb.

Postimi i plotë:

Urime Suedisë që u bë anëtarja e 32-të e NATO-s. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë 🇸🇪 të KFOR-it në 🇽🇰 për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë.

Related Articles