Juristja e medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se Komisioni i Pavarur për Media ka planifikuar të ndryshojë sot rregulloren e punës, me qëllim që, sipas saj, t’i krijohet mundësia për të kapur politikisht pozitat e kryetarit dhe nënkryetarit.
Kusari tha se kjo është alarmuese dhe e pabesueshme, teksa shtoi se ky ndryshim tinëzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik, shkruan Gazeta Enigma.
“Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullores në këtë formë është i jashtëligjshëm po ashtu”.
“Ju rikujtoj që të njëjtën metodë pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin. Copy paste e njëjta metodë. Wow”, tha Kusari, transmeton Klankosova.tv.
Në pikën dy të nenit 3 “Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së”, thuhet se zgjedhja e kryetarit, përkatësisht nënkryetarit mund të bëhet brenda një muaji para skadimit të mandatit të kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, veçanërisht për t’u siguruar që KPM nuk mbetet pa kryetar, përkatësisht nënkryetar./GazetaEnigma/