Kusari – Lila shpjegohet për takimin e Gërvallës me al-Malikin në Turqi

Kusari – Lila shpjegohet për takimin e Gërvallës me al-Malikin në Turqi

Dialogu do të ketë ngecje për faktin se Serbia gjithmonë e ka pasur të njëjtin qëllim duke përdorur gjuhën nacionaliste para proceseve zgjedhore”, kështu ka theksuar në një intervistë për Ekonomia Online, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.



Tutje, Kusari-Lila shtoi pala serbe nuk la pasur vullnet që të ketë avancim të këtij procesi, duke shtuar se mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i këtij shteti pas zgjedhjeve edhe pse nuk pret ndonjë ndryshim të madh.
Kusari-Lila thotë se Serbia ka dëshmuar një politikë pro-ruse, përderisa Kosova e ka dëshmuar të kundërtën dhe është rreshtuar krah vendeve demokratike.

“Dialogu do të ketë ngecje për faktin se Serbia gjithmonë e ka pasur të njëjtin qëllim duke përdoru gjuhën nacionaliste para proceseve zgjedhore, e njëjta ndodhi edhe me zgjedhjet e 3 prillit. Domethënë prej fillimit vërehet se nuk ka pasur vullnet të ketë përparim ose avancim në agjendën e integrimit rajonal që nënkuptonte progresin në dialog. Tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi pas procesit zgjedhor edhe pse rezultati zgjedhor në Serbi nuk është fare premtues në raport me demokratizimit e vendit”, tha ajo.

“Vërehet një politikë e cila fatkeqësisht në kundërshtime me të gjitha vendet evropiane është pro-ruse. Ndërsa është forcuar ky element me hyrjen e dy forcave politike në Kuvendin e Serbisë. Çfarëdo që themi është e hershme për faktin se duhet të pritet se si do të shkojnë proceset atje ndërsa për të pasur sukses duhet të dyja palët. Kosova në të kundërtën është vend që ka dëshmuar demokracinë funksionale dhe rreshtimin me vendet demokratike dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj përkundrejt problemeve që mund të vijnë nga Serbia”, tha Kusari-Lila.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës me mandatin që ka marrë është e përkushtuar që t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi qytetarëve për proceset e reformave dhe po punon intensivisht.

“Të gjitha obligimet që i ka Qeveria karshi qytetarëve të saj me mandatin të cilin e ka marrë për procese të reformave të shumta është e përkushtuar dhe po punon intensivisht. Në aspektin e dialogut nëse ka insistim nuk mund të ketë sukses vetëm me njërën palë”, shtoi deputetja Kusari-Lila.

“Prandaj në fushën dhe orientimin e obligimeve tona si shtet dhe si Qeveri jemi të përkushtuar t’iu dalim karshi pritjeve të qytetarëve të Kosovës. Procesi i integrimit është më tepër që lidh Kosovën me zhvillimet e brendshme, por reformat duhet të bëhen brenda në Kosovë dhe ato tashmë po ndodhin çdo ditë”, tha ajo.

Në diplomaci mbahen takime publike dhe jo publike, sepse interesi i Kosovës është që të ketë njohje sa më shumë dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë, tha deputetja Kusari-Lila.

Në këtë rast, Kusari Lila tha se njohja më me peshë ka ardhur nga Izraeli.

“Jam e sigurt se në diplomaci mbahen takime zyrtare dhe jo zyrtare dhe publike e jo publike. Dhe interesi i vendit është që të ketë njohje sa më shumë dhe të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Ne nuk mund të jemi peng i krizave të tjerëve, por interesi dhe misioni i ministres Gërvalla dhe kabinetit qeveritar është që sa më lartë të ngrisim çështjen e subjektiviteti të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova është pranuar nga Izraeli. Një njohje me peshë për Kosovën për të cilën iu jemi mirënjohës ShBA-së dhe interesi ynë është që numri i njohjeve të rritet në vazhdimësi”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa sa i përket punësimeve në KEK, deputetja Kusari-Lila bëri apel te shoqëria civile, mediat mos të abuzojnë me informatat.

Kusari-Lila potencoi se është përfolur edhe për të afërmit e dy deputetëve kinse janë punësuar në KEK, gjë e cila nuk ka rezultuar e vërtetë sepse njëri në referencë nuk jeton fare në Kosovë.

“Ne së pari kemi pasur një konkurs në KEK. Domethënë institucioni i konkursit që nuk është respektuar me vite të tëra nga partitë e tjera në pushtet në ndërmarrje publike është respektuar. Ekziston një proces i ankimit dhe ekzistojnë mekanizma që të gjitha palët që kanë vërejtje në kuadër të konkursit kanë mundësi ti parashtrojnë ato. Njëjtë sikurse ministrja e drejtësisë ka deklaruar më herët se edhe në rast se ka bazë për prokurime që në mënyrë të pavarur të gjitha institucionet relevante t’i kryejnë detyrat e veta. Çfarëdo që themi ne në raport me epilogun e këtij procesi do të ishte e ngutshme për arsye se nuk janë të ditura të gjitha elementet”, ka theksuar ajo. / Gazeta Enigma.

“Prandaj inkurajojmë të gjitha palët e përfshira shoqërinë civile, mediet që para publikimit të informacioneve mos të abuzojnë me informata. Ne kemi pasur dy deputet të afërmit e të cilëve janë përfolur për punësim në KEK të cilët nuk kanë rezultuar të vërteta aq më shumë që njëri në referencë as nuk gjendet fizikisht i vëllait në Kosovë fare nuk jeton këtu përderisa i është përfolur emri se është punësuar. Domethënë duhet të jetë një llogari e të gjitha palëve të përfshira nëse jemi të interesuar që të kemi procese transparente dhe kredibile dhe të gjithë të mbahemi përgjegjës për detyrat dhe përkushtimet tona”, tha ajo.

Related Articles