Kusari-Lila: VV-ja i ka respektuar krejt vendimet e Kushtetueses

Kusari-Lila: VV-ja i ka respektuar krejt vendimet e Kushtetueses

Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka respektuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kusari-Lila tha se për dallim prej respektimit të vendimeve, deklaratat politike nga krerët e VV-së kanë pasur konotacion tjetër.

“Asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk është që s’e ka respektuar Lëvizja Vetëvendosje. Pra, të gjitha vendimet e deritashme janë respektuar nga VV-ja”.

“Deklaratat politike janë tjetër, por vendimet janë respektuar në tërësi. Deklaratat politike kanë pasur konotacion tjetër, jo çdokujt mund t’i thuash ‘hy në procesin zgjedhor’, mendimi im. Por për këtë dallojmë dhe për këtë mbajmë emblema të tjera”, tha Kusari-Lila në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se nuk pajtohen me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të VV-së që t’i përmendin me emra e mbiemra gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e gjykatave të tjera.

“Por, në aspektin e ushtrimit të ndikimit të partive paraprake, unë mendoj që nuk kemi arritur ta depolitizojmë sistemin juridik në Kosovë”.

“Në situatën aktuale, mendoj që gjyqtarët duhet të jenë gjyqtarë të Kosovës, edhe të Kushtetueses edhe të tjerët. Nuk pajtohem me qasjen [që të përmenden me emra gjyqtarët]”, tha ajo.

Related Articles