Kush e zbuloi rastin e dhunimit të së miturës në Gjakovë?

Kush e zbuloi rastin e dhunimit të së miturës në Gjakovë?

Në gushtin e vitit të kaluar opinioni në Kosovë, u trondit nga një rast i dhunimit, që ndodhi në kryeqytet, ku viktimë ishte një 11 vjeçare.

Megjithëse të akuzuarit u dënuan, rasti u kthye në rigjykim.  Më shumë se një vit më vonë, një rast poaq i rëndë ka ndodhur por në një qytet tjetër.

Një e mitur, dyshohet se u dhunua seksualisht një burrë i mbi të 30-tave, e që në dijeni për këtë ishte edhe nëna e saj. Ndaj këtyre dy personave tashmë Gjykata në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit.

Dukagjini ka mësuar se në deklarimet në organet e drejtësisë, i dyshuari ka mohuar ta ketë bërë veprën penale, derisa rastin në institucionet e drejtësisë e ka lajmëruar halla e viktimës, meqë prindërit e saj ishin të divorcuar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur viktima kishte shkuar për vizitë te nëna e saj, sepse e njëjta jetonte me babin. Nga qendra për punë sociale në Gjakovë, kanë thënë se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, por që nuk mund të japin detaje meqë rasti është i ndjeshëm.

“Ne si Qendër për Punë Sociale, në Gjakovë i kemi marre të gjitha veprimet e nevojshme sipas detyrës zyrtare dhe kompetencave ligjore me të gjithë akterët e domosdoshëm e të nevojshëm për rastin, për më shumë nuk mund të pronocohemi e të deklarohemi për arsye të ndjeshmërisë dhe konfidencialitetit të rastit. Rasti është nën hetime dhe nuk kemi autorizim të prononocohemi”, thuhet në reagimin Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë

Nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë folur për rastin kokretisht, me arsyetimin se viktima është e mitur, por kanë thënë se si në cdo rast tjetër kanë marrë veprimet e nevojshme dhe e kanë trajtuar rastin me prioritet.
“Shërbimet sociale dhe familjare trajtojnë të gjitha rastet në nevojë, duke përfshire me prioritet rastet e mbrojtjes së fëmijëve, cofshin ato viktima të dhunës në familje, cofshin viktima të trafikimit me qenie njerzore apo viktima të krimeve të ndryshme seksuale, prandaj dhe rastet ndodhin çdo ditë në shoqërinë tonë janë raste që trajtohen fillimisht nga shërbimet sociale në aspektin e mbrojtjes sociale”, ka thënë Adile Shaqiri – Udhëheqëse e Departamentit të Politikave Sociale në MD.

Shaqiri tutje shton se nga raportet që marrin nga qendrat për punë sociale, janë shtuar rastet e dhunimeve të të miturave, viteve të fundit.

E avokati Yll Zekaj, thotë se duke parë rritjen e rasteve të tilla institucionet duhet t’i trajtojnë më seriozisht dhe duhet të kenë nivel më të lartë bashkëpunimi.

“Rastet e kryerjes së veprës penale dhunimi sidomos ndaj të miturve është tani më në rritje, edhe strukturat duhet të veprojnë të koordinuara, për ti dhënë përgjigje rasteve të tilla, dhe për të parandaluar rastet, ne shpesh shohim se në rastet kur vërtetohen veprat penale ndaj kryrësit, dënimet nuk e arrijnë qëllimin e saj”, ka thënë Yll Zekaj – Avokat.

Gjatë javës së kaluar një 12 vjecare është dhunuar seksualisht, në Ferizaj nga një person i moshës madhore, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Related Articles