Kush është Ardita Sinani e cila u shkarkua sot nga pozita e Komunës së Preshevës?

Kush është Ardita Sinani e cila u shkarkua sot nga pozita e Komunës së Preshevës?

Të gjithë në Kosovë e Luginë e kishin brohoritur suksesin e saj, kur në maj të vitit 2021, pas një unifikimi të spektrit politik shqiptar në Komunën e Preshevës, në karrigen e të parës së komunës u ul një grua, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ardita Sinani kishte arritur të zgjidhet në këtë pozitë me 22 vota pro, teksa kundër ishin 9 vota.

Por, pak muaj më pas, ajo u shkarkua nga kjo pozitë pa një sqarim konkret, por që ishte paralajmëruar tashmë disa ditë që do iniciohej shkarkimi i saj në Kuvend.

Por kush është Ardita Sinani?

Ardita Sinani, e lindur 15.11.1980 në Preshevë, shkollën fillore e të mesme i përfundoj në vendlindje, Fakultetin ekonomik- dega Menaxhment dhe informatike ka përfunduar në vitin 2003 në Prishtinë.

Në fillim të vitit 2003-2004 ka shërbyer si profesoreshë në gjimnazin në komunën e Bujanocit, pastaj prej 2004 e deri në revokimin e Kryetari Riza Halimit ka qenë pjesë e kabinetit të tij. Në vitin 2006-07 ajo ka shërbyer arsimit, në gjimnazin “Skënderbeu” si profesoreshe e informatikës.

Sinani me fitoren për Kryetare të Preshevës, nga dega e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është femra e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të partisë në Luginen e Preshevës.

Është e vetmja femër shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin 2016. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Si u shkarkua ajo?

Të dielën, në mënyrë të njëanshme, Kuvendi komunal në Preshevë me 20 vota pro ka shkarkuar Ardita Sinanin nga pozita e kryetares së Komunës së Preshevës në një seancë të jashtëzakonshme.

Ndonëse Sinani kishte kërkuar që kjo seancë të shtyhej, për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Ajo zgjodhi Facebookun për të falënderuar përkrahësit.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo.

E për ta ndaluar shkarkimin e saj, ka tentuar të hënën edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  

Ai gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësuesit e Luginës, ku e pranishme ishte edhe Sinani, Kurti bëri thirrje të mos mbështeten tentimet për acarim mes shqiptarëve, pjesë të së cilës e pa edhe synimin për ta rrëzuar nga pozita e kryetares së Preshevës Ardita Sinianin.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm” u shpreh kryeministri Kurti në mëngjesin e sotëm.

LEXO EDHE: Shkarkohet Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani

Shkarkimin e Sinanit e ka dënuar edhe ish deputeti shqiptar Shaip Kamberi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se humbës janë ata që e shkarkuan, e jo Ardita Sinani.

“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet pupulli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, tha ai./ Gazeta Enigma.

Related Articles