Teksa ende janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetëm 66.31% e vendvotimeve të votave me postë, Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota, raporton Gazeta Enigma.
LVV ka marrë 52.72 për qind, apo 21 mijë e 234 vota, teska kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka marrë 20 mijë e 273 vota me postë.
Në vend të dytë renditet Glauk Konjufca me 17 mijë e 882 vota, ndërsa i treti është Xhelal Sveçla me 11 mijë e 653 vota.