Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00 në Sallën Plenare.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të dërguar në redaksi, ku theksohet se vazhdimi i kësaj seance vjen në kuadër të procedurave për konstituimin e plotë të legjislaturës së re./GazetaEnigma