Kuvendi i Kosovës këtë të hëne do të mblidhet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të prezantohet programi i Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Kjo seancë pritet të nis nga ora 10:00.
“Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025”.
“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit”.
Ndryshe, si prioriteti i parë sipas Qeverisë Kurti 2 është shëndeti në kushtet e pandemisë, ndërsa i dyti ka të bëjë me ekonominë po ashtu në kushtet e pandemisë. Në këtë aspekt, sipas kryeministrit Albin Kurti, prioritet i qeverisë është sigurimi i vaksinave.