Me 59 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i miratoi Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020, raporton Gazeta “Enigma”.
Deputetët po ashtu me 84 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 si dhe
Vota për miratim në radhën e parë të votimit nuk ka marrë Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+). Kjo pasi nga PDK-ja është thënë se Ministria e Arsimit veçse e ka filluar miratimin e kësaj marrëveshje.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me kërkesë të deputeteve ka dërguar njoftime te shefat e Grupeve Parlamentare lidhur me dyshimet për projektin në fjalë.
Sipas tij, ky projekt është vazhdimësi është projekteve të Heras+. Ajo ka thënë se buxheti i këtij projekti është 2 milionë e 800 mijë euro.
“Zbatimi i Heras+ ka filluar në vitin 2020 ende pa qenë ne në Qeveri, por ne e kemi shprehur vullnetin që ta përkrahim këtë marrëveshje sepse është në interes të nivelit të lart arsimor”, ka thënë ajo.
Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në implementimin e kësaj marrëveshje ka një mori shkeljesh, porse për hir të miqësisë me Qeverinë austriake do të bëjnë përjashtim. Ky projektligj ka kaluar me mbi 80 vota për. / Gazeta Enigma.