Kuvendi miraton në parim buxhetin prej rreth 4 miliardë euro për vitin 2026

Kuvendi miraton në parim buxhetin prej rreth 4 miliardë euro për vitin 2026

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026 është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës.

Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, ku pati shumë debate rreth prezantimit të buxhetit, është miratuar projektbuxheti në shqyrtim të parë.

Me 66 për, 32 kundër dhe 5 abstenime, është miratuar në shqyrtim të buxheti i Kosovës për vitin 2026.

Votimi i buxhetit në lexim të parë u përball me kundërshtimin e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për analizimin e projektligjit, që përmban rreth 700 faqe.

Buxheti i propozuar për vitin 2026 kap vlerën prej 4 miliardë eurosh.

Nga shuma totale prej 3.955.595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.

Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.

Për t’u bërë ligj, ai duhet të kalojë edhe në lexim të dytë në Kuvend.

Related Articles