Kuvendi miraton Projektligjin për Zgjedhje e Përgjithshme

Kuvendi miraton Projektligjin për Zgjedhje e Përgjithshme


Me 86 vota për dhe një abstenim ka kaluar Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.

Për këtë projektligj votuan edhe opozita.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit foli për Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.



Duke përmendur “vjedhjen industriale të votave” në të kaluarën, ai tha sa përpjekjet për reformë zgjedhore patën filluar më 2010, por se atëherë s’kishte vullnet për t’u çuar përpara.

Ndërkaq, Kurti tha se ndër çështjet më të rëndësishme që rregullohen me këtë Projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit, e drejtën e votës, numërimi i votave dhe mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë hapësirë më të madhe për deputet gra sa është kuota e përcaktuar dhe shtoi se Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online.

“Pjesëmarrja e mërgatës në proceset zgjedhore dhe vështirësitë e tyre në realizimi e kësaj të drejte janë arsye për këto ndryshime që tani mundësojnë që ata të marrin pjesë. Shpresojmë sadopak me votimin e këtij ligji sot do t’iu dalim hak mërgimtarëve që përkundër vështirësive nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin e tyre politik dhe me durim priten që shteti i tyre t’i bëjë edhe me krenar kur atyre do t’iu mundësohet votimi në shtet ku ata jetojnë”, tha Kurti.



/ Gazeta Enigma.


Related Articles