Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 3 kundër dhe 11 abstenime kanë votuar për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë seancë po ashtu është paraparë edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe do të shqyrtohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID-19./Gazeta Enigma.