Kuvendi sot mban seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi sot mban seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Gazeta “Enigma”.

Seanca do të nis në ora 12:00.

“Në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Zyra e Kryeministrit. / Gazeta Enigma.

Related Articles