Ora e parë e mësimit në shkollat e Kosovës sot i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”

Ora e parë e mësimit në shkollat e Kosovës sot i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”

Për nder të  25 vjetorit të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, në të gjitha shkollat e Kosovës sot ora e parë ka filluar me historinë e “Epopesë së UÇK-së”.

Qindra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare dje vizituan Prekazin, teksa disa prej tyre theksuan se Prekazi është vend frymëzues dhe se kontributi i familjes Jashari nuk mund të shprehet me fjalë.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje. /Gazeta Enigma.

Related Articles