Kuvendi sot mban seancën e 12-të – Çka pritet të ndodhë sot?

Kuvendi sot mban seancën e 12-të – Çka pritet të ndodhë sot?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00, për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur ‘përçarëse’ figurën e saj.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK, LDK dhe AAK.

Në përpjekje për dalje nga kriza, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke ja shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe hyrjen në koalicion qeverisës.

Kjo u refuzua nga Lumir Abdixhiku i LDK-së i cili propozoi Qeveri Tranzicionale. / Gazeta Enigma.

Related Articles