Kuvendi të enjten mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi të enjten mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se nesër (e enjte) do të mbahet vazhdimi i seancës plenare.

Duke filluar nga ora 10:00, këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Related Articles