Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, me pikat e rendit të ditës.
Gjatë javës së kaluar Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar sot.
Në të dy këto projektligje kishin marrë pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë.
Ndërsa, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca do të vazhdojë sot nga ora 10:00