Ky është arsyetimi i Edi Rejës pas humbjes nga Izreali

Ky është arsyetimi i Edi Rejës pas humbjes nga Izreali

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edi Reja ka folur me zhgënjim pas humbjes 2:1 nga Izraeli. Ai është ndalur sidomos në gabimin e skuadrës te goli i barazimit.

“Ka një arsye pse nuk luajtëm aq mirë në pjesën e dytë, pas golit të kundërshtarit. E njëjta gjë ndodhi edhe në Islandë. Kishte intensitet ekipi dhe rivalët pritën momentin për të shënuar golin e barazimit. Ishte tre kundër dy mbrojtësve tanë. Nuk bën që kur jemi në avantazh të bëjmë gabim të tillë. Në të gjitha ndeshjet ka pasur arsye pse kemi bërë gabimet. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë vetëm një pjesë të parë të mirë dhe të na kapin në kundërsulm kur jemi në avantazh. Kjo ndodhi te goli i barazimit, ishin vetëm Gjimshiti dhe Veseli prapa”, ka thënë Reja pas ndeshjes në Tiranë.

“Kemi bërë gjithnjë gabime dhe nuk po mund të bëjmë dot hapin pëprara. Bëra disa ndryshime për t’i dhënë më shumë forcë skuadrës përpara sepse nuk po avanconim dot. Por loja jonë u godit kur ishim në avantazh dhe ata barazuan. Kundërshtari u motivua dhe te ne ishte e kundërta”, ka theksuar Reja.

Related Articles