Drita ka pësuar një tjetër humbje, e dyta në pranverë nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaqi.
Skuadra gjilanase është mposhtur nga Ferizaj që deri para kësaj sfide ishte në vendin e fundit në tabelë dhe mposhti Dritën me rikthim 2-1.
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi pas ndeshjes ka thënë se dominuan, por humbën pasi nuk kishin fat dhe u mposhtën nga dy rastet e vetme të vendasve.
“Jo vetëm pjesën e dytë, por edhe pjesa e parë na takoi neve. Deshëm me çdo kusht fitoren dhe dalja e gjithë futbollistëve në sulm na kushtoi.
“Ferizaj i shfrytëzoi dy rastet që i patën dhe shënuan, një nga ndërprerja dhe një tjetër nga kundërsulmi”.
“Krijuam raste, por fati na mungoi edhe këtë ndeshje, megjithatë duhet të shikojmë para për tu rikthyer”, deklaroi Thaqi.
Tutje Thaqi ka thënë se kishin mungesa të rëndësishme, por futbollistët është dashur të kryejnë më herët punën e fituesit.
“Kemi tre mungesa kryesorë të ekipit si Besnik Krasniqi, Marko Simonovski apo Almir Kryeziu. Sidoqoftë lojtarët është dashur ta kryejnë punën e tyre”.
“Është dashur të kryejmë ndeshjen më herët pasi rastet i kishim, por nuk i shfrytëzuam”
“Futbollistët janë profesionistë pasi neve na duhet të stërvitemi dhe të punojmë dhe duhet t’i rikuperojmë këto pikë në dy ndeshje direkt me Ballkanin”, u shpreh Thaqi.