Ky është i arrestuari që u kap me rreth 5 kg marihuanë në Prishtinë, dyshohet për shitblerje të drogës

Ky është i arrestuari që u kap me rreth 5 kg marihuanë në Prishtinë, dyshohet për shitblerje të drogës

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nezir Spanca” në Prishtinë, ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 5 kg marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës. I dyshuari është kapur në shtëpinë e tij në orët e pasdites.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është Skender Redenica, 32-vjeçar, në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje nga njësia e Antidrogës, nën dyshimin se posedonte substanca narkotike.

Me rastin e kontrollit policor, të riut i janë gjetur 8 paketime dhe disa kavanozë qelqi me narkotikë, të llojit marihuanë. Përveç drogës, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe disa peshore për matjen e drogës dhe një armë.

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Related Articles