Ky është i riu që u arrestua në Gjilan, u dënua me disa vjet burgim për dhunim

Ky është i riu që u arrestua në Gjilan, u dënua me disa vjet burgim për dhunim

Pas qëndrimit në arrati për një kohë, 19-vjeçari i dënuar me burgim për veprën penale “Dhunimi” nga Gjykata Themelore në Gjilan ka rënë tashmë në prangat e Policisë. Ai është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Elbasan Bajramin, i cili ndonëse ishte shpallur në kërkim, arriti ta shijojë lirinë sot kur u kap nga Policia e Kosovës në Gadish të Gjilanit.

Bajrami ishte shpallur fajtor veprën penale “Dhunimi”, me ç’rast Gjykata e kishte mbetur të vuante dënimin prej 2 vitesh burgim efektiv.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se 19-vjeçari është dërguar në njërën nga Qendrat Korrektuese për të vuajtur dënimin.

Related Articles