Inspektorati i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke zhvilluar një akison për arrestimin e disa zyrtarëve policorë, të cilët kanë kryer vepra kundërligjshëm.
“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga IPK.
Sipas njoftimit thuhet se në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
Ndërsa, ky është momenti kur arrestohen zyrtarët policorë dhe futen në veturën e Inspektoratit. /Gazeta Enigma/.