Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Në vendin tonë momentalisht janë 328 raste aktive me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.

Siç njofton Ministria, në 24 orët e kaluara ka pasur 7 të infektuar.

“Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së./Gazeta “Enigma”/

Related Articles