Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të cilat do të shoqërohen edhe me borë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 21-22.01.2022

Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. / Gazeta Enigma.

Related Articles