Një person ka humbur jetën, pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.
Rastin është konfirmuar për Gazetën Enigma, nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Borovci.
Sinjali mëson se personi që mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, është Edon Ismajli.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.
/Gazeta Enigma/