Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima, dhe 23 raste pozitive, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.
Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.
Në total numri i rasteve aktive është 3.605.